Lajme

Armend Muja: E papranueshme ideja për zgjerimin e territorit të Mitrovicës së veriut

Zgjerimi i territorit të Komunës së Mitrovicës së Veriut nuk pranohet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo ide u propozua nga delegacioni serb në Bruksel.

“E pranueshme nuk është hiç. Mirë që po i shpërfaqin, tani edhe ju e kuptoni që ata krejt luftën e kanë për territor dhe ç’ është e vërteta këtë betejën e tyre të mjerë 25 vite pas luftës ka qenë për të krijuar një hapësirë fizike dhe territoriale të cilët pastaj ata kanë dashur ta shndërrojnë në një hapësirë politike”, u shpreh për Armend Muja i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Suhodolli është pjesë e Mitrovicës dhe do të jetë pjesë e Mitrovicës asesi nuk duhet të jetë pjesë e tekeve të Serbisë, besoj që ne si subjekte të shtetit tonë dueht të ikim nga diskursi i Serbisë dhe të fokusohemi ku është problemi real”, tha Muja.