ShowBizzz

Arratisja romantike, Kim dhe Lewis Hamilton në lidhje dashurie?

Bota e showbiz-it dhe ajo e sportit janë surprizuar nga një lajm i papritur: Kim Kardashian dhe piloti i famshëm i Formula 1, Lewis Hamilton, kanë kaluar një fundjavë romantike së bashku.

Sipas informacioneve ekskluzive, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” fluturoi nga Los Angeles drejt Britanisë me avionin e saj privat prej 100 milionë funtesh, posaçërisht për të takuar kampionin 41-vjeçar.

Çifti ka zgjedhur privatësinë e zonës rurale të Cotswolds, duke u akomoduar në rezidencën luksoze “Estelle Manor”. Gjatë qëndrimit të tyre, burimet bëjnë me dije se Kim dhe Lewis kanë shijuar një darkë intime dhe seanca masazhi për çift, ndërkohë që ishin të rrethuar nga një skuadër truprojash që kujdeseshin që asgjë mos ta prishte qetësinë e tyre.

Pas kësaj arratisjeje romantike, Kim ka surprizuar fansat me një paraqitje në Londër, në dyqanin e famshëm “Selfridges”. Ajo u shfaq me një veshje “all-black” mjaft elegante dhe tërheqëse për të promovuar bashkëpunimin e saj më të ri, koleksionin “NikeSKIMS Spring ’26”, i cili pritet të dalë në shitje më 5 shkurt.

Moneytizer Paragrafi 4

Ndonëse dyshja njihen prej vitesh, pasi Lewis Hamilton ka pasur një miqësi të vjetër edhe me ish-bashkëshortin e saj, Kanye West, kjo është hera e parë që ata përfliten për një lidhje dashurie. Ky takim i tyre ka ngritur dyshime të forta se mes tyre ka nisur diçka më shumë se thjesht shoqëri, duke u kthyer në kryetitullin e mediave rozë për vitin 2026.



ks

Të Ngjashme