Gazetarja Dorjana Bezat ka folur për arrestimin e kryebashkiakut në detyrë në Himarë, Jorgo Goro.
Ajo është shprehur se hetimet në lidhje me këtë çështje sapo kanë filluar dhe se hetimet do të thellohen pasi Goro dhe drejtorët e arrestuar duhet të shpjegojnë se si u tjetërsuan pronat për interes të ish-deputetit të PS Artan Gaçi.
“Kjo nuk është finalizim i një hetimi, por është nisje në optikën time. Duhet të kemi një përgjigje se si u tjetërsuan këto prona dhe se si u regjistruan brenda 5 ditësh, kur ne e dimë se si është realiteti në këtë prona. Jorgo Goro, apo edhe drejtorët që janë në akuzë të SPAK-ut duhet të shpjegojnë në u është kërkuar të veprojnë me kaq insistim, apo kanë qenë kaq të verbër për të mos parë këto ndryshime dhe falsifikime.
Sot SPAK i akuzon për “shpërdorim detyre” por besoj se hetimi do të thellohet edhe më shumë për të zbuluar kush i shty që ta regjistronin brenda 5 ditësh”, tha Bezat për “Top Story” në Top Channel.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo