Lajme

“Arrestimi i Metës u vulos në gusht”, Karamuço zbulon detajet:Ja kush janë personat që ‘fundosën’ ish-presidentin

Profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në një emision televiziv se kush janë personat që zbuluan informacione që çuan në arrestimin e ish-presidentit, Ilir Meta.

Sipas ekspertit, Meta ka pasur dijeni që do të arrestohej dhe që hetimet kishin përfunduar. Ai thotë që dokumenti për arrestimin e tij është vulosur që në gusht dhe se “janë dy persona në Austri që kanë dhënë të dhëna dhe informacione”.

“E dinte që do arrestohej, Është thirrur së bashku me bashkëshorten. Është marrë dhe celulari ai i dinte këto. E dinim të gjithë që do arrestohej. Ishte thënë për në korrik, u vulos në gusht”, tha Karamuço.

Profesori thotë gjithashtu se kreu i Partisë së Lirisë është arrestuar qëllimisht te ‘kthesa e Kamzëz” dhe se policët janë prezantuar si të tillë, ndryshe nga çfarë deklaroi dëshmitari.

“Meta është ndjekur gjatë gjithë kohës deri sa është afruar në Tiranë dhe jo afër qendrës që mos krijoheshin më shumë trazira. Është zgjedhur vendi ku është rënduar trafiku, është bërë bllokimi. Policët janë të identifikuar, janë prezantuar si të tillë. U kanë dhënë vendimin e gjykatës për shoqërimin e tyre në polici. Nuk ka as automatik, t’i lëmë këto filmat e Netflix-it”, tha eksperti.