Lajme

Arrestohen dy doganierë, merrnin ryshfet për të kaluar kamionët pa kontroll

Janë arrestuar dy doganierë në Kakaviijë, pasi akuzohen se kanë qenë të përfshirë në skena korruptive.

Bëhet me dije se me urdhër të prokurorisë janë arrestuar përgjegjësi i doganës së Kakavijës, doganieri i kontrollit fizik dhe u shpall në kërkim një tjetër punonjës i doganës.

Dyshohet se personat në fjalë kanë merrnin ryshfet në mënyrë që të kalonin pa kontrolluar kamionat e tonazhit të rëndë. Nga hetimet paraprake rezulton se 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera kanë kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo