Lajme

Arrestohen dy persona në Lipjan, iu gjetën 10 qese me marihuanë

Dy persona janë arrestuar të shtunën në Lipjan si të dyshuar për posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

Sipas raportit policor gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar 10 qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje.

Po ashtu bëhet e ditur se Policia ka bastisur edhe shtëpinë e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve.

“Janë arrestuar dy  te dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit te njëri i dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dhjetë(10) qese te vogla me marihuanë të përgatitura për shitje. Është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit të dytë pasi që dyshohet se i njëjti e kishte angazhuar të dyshuarin e lartcekur për shitjen e narkotikëve. Pas përfundimit te intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

TS Poll - Loading poll ...