Lajme

Arrestohen dy persona pas një përleshje mes vete në Dragash

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete të premten në Dragash.

Policia ka bërë të ditur se pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Fsh. Shajne, Dragash  13.02.2026 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes vete. Pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./teve1.info/

Të Ngjashme