Lajme

Arrestohen dy persona për marrje ryshfeti në Ferizaj

Dy persona të dyshuar për veprën penale “Marrje e ryshfetit” janë vënë në pranga nga Policia e Kosovës, pas një aksioni të zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, si rezultat i veprimeve të shpejta, janë siguruar dëshmi të mjaftueshme se dy të dyshuarit kanë pranuar ryshfet në vlerë prej 400 euro.

Sipas hetimeve, ata dyshohet se kanë marrë paratë me premtimin se do të përshpejtonin procesin e realizimit të një kërkese për furnizim të parashtruar nga viktima.

Paratë janë pranuar në zyrën e tyre dhe të njëjtat janë gjetur dhe sekuestruar po në atë zyrë, tek njëri prej të dyshuarve.

Të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve mbrojtës dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat”.

Pas intervistimit, prokurori i rastit ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre.

“Policia e Kosovës, me njësitet e saj nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në koordinim edhe me Prokurorinë Themelore Ferizaj, kane ndërmarr veprime të veçanta hetimore lidhur me një rast ‘Marrje e ryshfetit’ në Ferizaj. Si rezultat i veprimeve të shpejta të zyrtarëve policor, është arritur të sigurohen dëshmi të mjaftueshme, se dy persona të dyshuar M/K kanë pranuar ryshfet në vlerë katërqind (400.00)Euro me premtimin se do të përshpejtojnë procesin e realizimit të një kërkese për furnizim që viktima kishte parashtruar. Të dyshuarit në fjalë, paratë i kanë pranuar në zyrën e tyre, e që të njëjtat para janë siguruar-gjetur po në atë zyre, tek njeri prej te dyshuarve. Lidhur me rastin në prezencë të avokatëve mbrojtës janë intervistuar personat e dyshuar të cilëve iu ngarkohet vepra “Pranimi i Ryshfetit në Sektorin Privat“ ku pas intervistës, prokurori ka nxjerr aktvendim mbi ndalimin e tyre”, thuhet në njoftim./teve1.info/

Të Ngjashme