Lajme

Arrestohen dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtim të plombave zyrtare

Dogana e Kosovës, ka njoftuar, se të premten ka arrestuar dy persona për shmangie nga detyrimet doganore dhe dëmtimin e plombave zyrtare.

Në njoftim thuhet se të arrestuarit janë pronari i mallit dhe shoferi i kamionit, të cilët dyshohen se i kanë kryer këto vepra të paktën në dy raste të veçanta.

“Në mënyrë të veçantë  dyshohen për manipulimin e mallrave gjatë procedurave doganore, duke synuar shmangien e pagesës së detyrimeve doganore dhe shkeljen e sigurisë së plombave zyrtare të vendosura nga Dogana e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Të njëjtit, me urdhër të prokurorit të rastit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet për të përcaktuar përmasat e plota të këtyre veprimeve janë duke vazhduar./teve1.info/