Lajme

Arrestohen dy persona për vjedhje të rënda në Prishtinë, policia u kthen sendet pronarëve

Njësitë policore në kryeqytet kanë arritur të vënë në pranga dy persona brenda pak orësh, pasi të njëjtit dyshohen për disa vjedhje të rënda të kryera gjatë ditës së sotme, shkruan Insajderi.

Stacioni Policor “Veriu” në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar.

Moneytizer Paragrafi 2

Sipas informacioneve zyrtare, personat e arrestuar janë:

P.G., 36 vjeç

Moneytizer Paragrafi 4

B.K., 28 vjeç

Vjedhjet janë raportuar gjatë ditës së enjte (8 janar), dhe pas një punë operative në terren, policia arriti t’i lokalizojë të dyshuarit në kohë rekord. Përveç prangosjes së tyre, hetuesit kanë arritur të gjejnë edhe sendet e vjedhura, të cilat u janë kthyer menjëherë pronarëve të ligjshëm.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të dyshuarit janë intervistuar në prani të avokatëve dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

“Veprimet operative të njësive të Stacionit Policor Veriu dhe Sektorit të Hetimeve kanë bërë të mundur parandalimin e ikjes së të dyshuarve dhe sigurimin e provave materiale,” bëhet e ditur në njoftimin policor.