Dy persona janë arrestuar për vjedhje të rëndë në Obiliq
Të dyshuarit H.M, 38 dhe A.B, 23 vjeç, shtetas të Kosovës janë arrestuar të hënën për dy raste të vjedhjeve të raportuara javën e kaluar.
“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me së paku 2 raste (të raportuara javën e kaluar), ku dyshohet se personat e dyshuar janë të përfshirë”./teve1.info/
