Lajme

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Dy persona janë arrestuar pasi të njëjtit dyshohen se ia morën një personit 130 mijë euro duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë shtetit për shërim.

Policia ka sekuestruar edhe prova material, si dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare.

“Me datë 20.02.2026 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kishin mashtruar viktimën, ku kanë arrit të dëmtojnë në vlerë prej 130.000€, duke premtuar se do të dërgojnë jashtë shtetit për shërim. Si prova materiale janë sekuestruar dy telefona mobil, dy kartela të spitaleve dhe një kartel bankare”, thuhet në raportin e PK-së.

Me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Të Ngjashme