Lajme

Arrestohen dy të mitur në Prishtinë, vodhën pako me kafe në një market

Është raportuar se dy të mitur kanë vjedhur 21 pako me princ kafe në një market në Prishtinë.

Sipas policisë, vlera e tyre është rreth 167.70 euro ku ata dyshohen se kanë ikur pa bërë pagesën.

Policia ka bërë të ditur se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar.

“Rr,, C ‘’Prishtinë / 09.12.2024-16:18. Është raportuar se dy persona të panjohur të mitur në një market i kanë marr 21 pako me princ kafe vlera e të cilave sillet rreth 167.70€ dhe kanë ikur pa bërë pagesën . Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar”, thuhet në raport./teve1.info/