Lajme

Arrestohet 38-vjeçari për vrasje në tentativë

Është arrestuar një person i kërkuar për vrasje në tentativë.

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policor të Podujevës kanë ndaluar të dyshuarin, i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër, raporton teve1.info

38-vjeçarit, Policia i ka sekuestruar, një armë zjarri, një thikë, sasi të narkotikëve,dhe një motoçikletë.

“Dje nga zyrtarët policor të Podujevës , në rrugën “Zahir Pajaziti”, në Podujevë, është   ndaluar një person, i cili kërkohej me urdhërarrest për një rast të vrasjes në tentativë.

Personit të dyshuar:

-L K, mashkull, 28 vjeç,  (i cili ka prezantuar dokumente të dikujt tjetër), policia i ka gjetë dhe sekuestruar:

-1 armë zjarri,

– 1thikë,

-sasi të narkotikëve,

-një motoçikletë  etj.” – thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar, se po ashtu kanë kryer edhe një aksion në afërsi të një lokali, ku kanë sekuestuar një çantë parash, një armë zjarri dhe një motoçikletë.

“Pas një hetimi fillestar, policia ka kryer edhe një aksion tjetër në afërsi të një lokali (po në të njëtën rrugë), ku ka sekuestruar:

– një çantë me një  shumë parash,

– një armë zjarri,

– një motoçikletë etj.

Ndaj personit të dyshuar është hapur rast për  veprat Mbajtje në pronësi, kontrolle ose posedim te armës si dhe për posedim të paautorizuar të substancave psikotrope, apo analoge, ndërkohë që policia është në kërkim të një personi tjetër që ndërlidhet me veprat e sipërshënuara.” – thuhet më tej.