Djali i Nicolas Cage, Weston Cage Coppola, është arrestuar mes një krize të supozuar të shëndetit mendor.
Cage Coppola u arrestua nga policia e Los Anxhelosit dhe u mbajt në paraburgim të mërkurën, më 10 korrik, për një incident që dyshohet të ketë ndodhur në prill. Dorëzania e tij u caktua me 150,000 dollarë, dhe ai u lirua me garanci.
Ndërsa detajet rreth incidentit janë të paqarta, nëna e tij, Christina Fulton, pësoi lëndime në fytyrë, pasi miqtë e djalit e thirrën për ta ndihmuar atë gjatë një krize të shëndetit mendor.
Fulton u pa në Los Anxhelos rreth kohës së incidentit, me sy të nxirë dhe fytyrë të mavijosur.
Përpara mediave ajo tha: “Unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj djalin tim me problemet e tij të shëndetit mendor. Unë po bëj gjithçka që mundem për t’i siguruar atij mbështetjen e vazhdueshme që i nevojitet.”