Një grua është arrestuar në Pejë nën dyshimin se ka kryer vjedhje të rëndë.
Sipas Policisë së Kosovës një person që banon në ShBA më 26 janar kishte raportuar se nё rrugën ‘Ndue Pёrlleshi’ nё shtëpinë e tij nё rrugёn e lartёcekur, në sef ka lёnё njё shumё tё hollash prej 176.900 (njёqind e shtatёdhjetё e gjashtёmijë e nёntqind) dollarë amerikanë dhe 3750 ( tremijё e shtatёqind e pesёdhjetё) euro, tё cilat i janë vjedhur.
Policia ka bërë të ditur se e dyshuara është arrestuar me datёn 21.04.2026.
Pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, e dyshuara ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё./teve1.info/
