Lajme

Arrestohet i dënuari më dy vjet burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve

Policia e Kosovës, saktësisht Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka arrestuar një person i dënuar me burgim për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

I arrestuari është S.B, 51- vjeçar.

“S.B. mashkull, 51 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 2 vite burgim dhe 3 mijë euro dënim me gjobë për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve’.I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia.