Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e G.T., në Zlipotok të Dragashit.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi konfirmoi se në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, janë angazhuar njësi të ndryshme policore, përfshirë përdorimin e dronit dhe njësinë policore me qen (K-9).
“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash.
Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri, si dhe njësinë policore me qen (K-9). I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku ndaj tij do të vazhdojnë procedurat e mëtejme hetimore në koordinim me prokurorin përgjegjës”, tha Bytyqi.
