Bota

Arrestohet në Moskë avokati i Alexei Navalny

Një nga avokatët e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny u arrestua sot në Moskë, thanë mediat ruse.

Arrestimi i Vasily Dubkov u raportua nga gazeta Novaya Gazeta Europe dhe gazeta SOTA. Ai shoqëroi javën e kaluar nënën e tij, teksa ajo kërkonte të tërhiqte trupin e Navalny.

Faqja e lajmeve Novaya Gazeta Europa raportoi se Dubkov u arrestua në Moskë me akuza administrative për sjellje të çrregullt. Ai është dërguar në stacionin e policisë së qarkut Schcherbinksky të Moskës.



/tiranapost