Lajme

Arrestohet në vendngjarje i dyshuari për vrasjen e vëllaut në Klinë

Është arrestuar i dyshuari që vrau vëllain  e tij në fshatin Bokshiq të Klinës.

Ai siç bëhet e ditur në komunikatën e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Policisë së Kosovës është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe është  ndaluar për 48 orë.

“Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë i dyshuar për veprën penale “Vrasje e Rëndë”.Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore, Prokurori i Shtetit nga Departamenti i Krimeve të Rënda të cilët kanë sekuestruar armën e cila dyshohet  që është përdorur në rast dhe prova të tjera relevante.Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në komunikatë.

Poashtu bëhet e ditur se  Prokurori i Shteti do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj personit të dyshuar në Gjykatën Themelore të Pejës./teve1.info/

Vritet një person në Klinë

Të Ngjashme