Një person është arrestuar në Novobërdë nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit ndaj një gruaje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 17 shtator 2026, rreth orës 18:00. I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar dhe ndaj tij janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale në kuadër të hetimeve.
Policia ka bërë të ditur se rasti po trajtohet dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“DHUNIM. Novobërdë / 17.09.2026 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
