Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për dhunim të një personi që ishte zhdukur e më pas është gjetur.
Rasti, sipas policisë ka ndodhur më 19 shkurt të këtij viti.
Për këtë rast, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku njëri është ndaluar.
“Lidhur me rastin më 09.03.2026 pas veprimeve hetimore janë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një i dyshuar mashkull kosovar dhe një dëshmitar mashkull kosovar. Pas intervistimit dëshmitari me vendim të prokurorit është liruar, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/
