Lajme

Arrestohet një i mitur për vjedhje të rëndë

Është arrestuar një i mitur në Malishevë, ku i është sekuestruar arma e vjedhur dhe disa fishekë.

Policia ka bërë të ditur se në shtator është raportuar një vjedhje e rëndë, ku disa persona kishin depërtuar me force në një shtëpi në fshatin Kijevë të Malishevës, dhe kishin vjedhur një pushkë ku pronari kishte leje, raporton teve1.info

Policia ka arritur ta identifikoj të dyshuarin i cili ka pranuar vjedhjen.

“Më datë 28 Shtator 2024, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast vjedhjeje të rëndë. Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se persona të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë – Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje. Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur, shtetas kosovar. Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes.” – thuhet në njoftim.

“Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse për fishekët (rrip). Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë.” – thuhet më tej.