Lajme

Arrestohet një person gjatë protestës kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike në Prishtinë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës gjatë protestës që po mbahet sot pranë objektit të KEDS-it në Prishtinë, kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike.

Pas arrestimit, disa qytetarë të pranishëm në protestë kanë reaguar të revoltuar, duke tentuar të pengojnë veprimin e policisë.

Sipas pamjeve nga protesta, arrestimi ka ndodhur pasi personi i arrestuar ka hedhur tym në drejtim të policisë./teve1.info/

Të Ngjashme