Një person është arrestuar në Gjilan pasi që dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.
Në raportin 24 orësh të policisë lidhur me rastin thuhet se të dyshuarit I janë sekuestruar dy pistoleta e tri pushkë gjuetie.
“Gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar; dy pistoleta, tri pushkë gjuetie, 293 fishekë dhe 6 gëzhoja “, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari, sipas njoftimit të policisë, me urdhër të prokurorit është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
