Lajme

Arrestohet një person në Istog, kapet duke kontrabanduar 28 krerë kafshë nga Serbia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasditen e së enjtes në Bjeshkët e Istogut, pasi është kapur në flagrancë duke hyrë nga territori i Serbisë në Kosovë me 28 krerë kafshë të imëta me matrikula të Serbisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dhe kafshët janë shoqëruar në stacionin policor në Istog.

Në konsultim me prokurorin, kafshët janë sekuestruar, por janë lënë në përkujdesje të të dyshuarit.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është iniciuar si “kontrabandë me mallra” dhe i është përcjellë Doganës së Kosovës për trajtim të mëtejmë.

“ Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti është kapur në flagrancë duke hyrë nga territori i Serbisë në territorin e RKS-së me disa (28) krerë-kafshë të imëta me matrikula të Serbisë. I dyshuari bashkë me mallin-kafshët janë shoqëruar në stacionin policor-SPMK, në konsultim me prokurorin kafshët sekuestrohen, por mbesin në përkujdesjen e të dyshuarit, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti për veprime të mëtejshme i dërgohet Doganës së Kosovës”, thuhet në raport”, thuhet në raportin e policisë.

Të Ngjashme