Lajme

Arrestohet një person në Lepsaviq, dyshohet për ngacmim s*ksual ndaj dy të miturve

Një person është arrestuar në Leposaviq nën dyshimin për ngacmim seksual ndaj dy fëmijëve të mitur.

Rasti në Polici është paraqitur nga babai i fëmijëve.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy fëmijët e tij të mitur janë ngacmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.