Lajme

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për përdhosje të flamurit të Turqisë

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës, respektivisht nga Departamenti Kundër Terrorizmit, me urdhër të Prokurorisë Speciale, në orët e vona të së enjtes, nën dyshimin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Sipas dyshimeve fillestare të Prokurorisë Speciale, i dyshuari me inicialet D.Z. dyshohet se disa ditë më parë, në një hapësirë publike në Mitrovicën e Jugut, ka përdhosur flamurin e Turqisë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar për orë, ndërsa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar në koordinim ndërmjet Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Të Ngjashme