BBV

Arrestohet një person në Prishtinë për vjedhje të pajisjeve elektronike

Policia e Kosovës në rajonin e Prishtinës ka njoftuar se ka identifikuar dhe arrestuar një person të dyshuar për vjedhje të pajisjeve elektronike.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 9 janar të këtij viti, ndërsa i dyshuari është identifikuar si E.S., 34 vjeç.

“Njësitet policore kanë arritur të lokalizojnë dhe të sekuestrojnë sendet e vjedhura, të cilat pas procedurave të nevojshme i janë kthyer pronarit të ligjshëm. I dyshuari, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.