Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali, kishte mbi 1 kg kokainë në makinë

Raportohet se një 38-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar nga agjentë të policisë së Reggio Emilia për drogë. Gjatë një kontrolli në makinë, shqiptarit iu gjetën mbi 1 kilogramë kokainë, përcjell albinfo.ch.

Policia thuhet se vuri re një makinë që lëvizte në mënyrë anormale, me shpejtësi të reduktuar dhe duke ndaluar për ndalesa të shkurtra pranë mjeteve të tjera.

Në atë moment u aktivizua kontrolli, por burri që drejtonte makinën u përpoq të arratisej duke u kthyer papritur mbrapa. Megjithatë, një tjetër makinë policie e pengoi të arratiset.

TS Poll - Loading poll ...

Gjatë kontrollit u gjet një sasi e madhe lënde narkotike. Për këtë arsye personi u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.