Lajme

Arrestohet shtetasi turk në Prishtinë, i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia, i cilësuar për veprën penale “Keqpërdorim i kartelave bankare”.

Në njoftimin e policisë thuhet se si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet shtetasi turk me inicialet S.Y, i lindur në vitin 1986.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ishte për vuajtje dënimi prej shtatë viteve burgim efektiv.

“I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare. Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla”, thuhet në njoftimin e PK-së./teve1.info/