Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas sirian, i njëjti dyshohet se në vitin 2022 në afërsi të zonës kufitare në Vërmicë të Prizrenit ka privuar nga jeta një 31-vjeçar shtetas irakian.
Sipas njoftimit të policisë, kjo është cilësuar vepër penale “Vrasje e rëndë”.
“Pas një punë operativo-hetimore nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, është bërë identifikimi i të dyshuarit M.A. , mashkull, shtetas Sirian, i cili dyshohet se më datë 18.06.2022, në afërsi të zonës kufitare në Vërmicës të Prizrenit ka privuar nga jeta shtetasin Irakian J. H., mashkull, 31 vjeçar me këtë rast ka kryer veprën penale “ Vrasje e rëndë”, thuhet në njoftimin e policisë./teve1.info/