ShowBizzz

Arrestohet Tekashi 6ix9ine… sërish

Për Tekashi 6ix9ine u lëshua një urdhër arresti për shkak të supozimit të sulmit ndaj producentëve të muzikës dhe është arrestuar në Republikën Domenikane.

Sipas policisë së Republikës Domenikane, Tekashi u arrestua të dielën mbrëma në Hotel Balcones del Atlántico në Sánchez, që ndodhet në provincën e Samaná.

Urdhri për arrestimin e tij ështe lëshuar nga prokurorja e La Vega, Aura Luv Garcia, e cila po drejton të gjithë hetimin.

Tekashi thuhet se është akuzuar për rrahjen e producentëve të muzikës me grushta pasi dyshohet të jetë futur në sherr për të dashurën e tij të re, Yailin.

TS Poll - Loading poll ...

Raportet thonë se Yailin qëndronte në studio kur 6ix9ine bënte prova me producentët e tij- dhe reperi dyshohet se ishte xheloz që ata kalonin kohë me të dashurën e tij.

Tekashi thuhet se u përpoq të fluturonte jashtë vendit pas incidentit, por kompania e charterit ndoqi protokollin dhe kontrolloi me emigracionin për ndonjë urdhër të pazgjidhur – duke rezultuar në dorëzimin e reperit dhe arrestimin e tij.


NewsBomb