Ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen modelja, aktorja dhe prezantuesja shqiptare, Arta Nitaj.
E lindur më 10 tetor të vitit 1996 në Pejë, ajo ka mbushur plot 27 vite jetë.
Me këtë rast një dedikim i veçantë nuk mungoi nga mikesha e saj e ngushtë, modelja Arta Elezaj.
Arta Nitaj dhe Arta Elezaj
E njëjta ka ndarë një fotografi pranë Nitajt, me anë të së cilës ka përzgjedhur edhe disa fjalë emocionuese.
“Ti nuk je vetëm shoqja ime, je e besuara, këshilltarja dhe partneri im në krim. Urime ditëlindjen e dashur”, u shpreh ajo.
Bukuroshet e shoëbizit janë së bashku thuajse në çdo pushim, event e paraqitje në rrjete sociale.
Siç duket, shoqëria e tyre ka nisur që nga seriali vendor “O sa mirë”, pasi që nga aty kanë nisur karrierën në aktrim.