Arta Nitaj edhe një herë tjetër arriti të tërheqë vëmendje me pozat e reja që solli për admiruesit e saj në llogarinë e Insatgramit.
Bukuroshja nga Peja pozoi për një foto të re ndërsa shihet e veshur me shumë shije dhe dukej tejet joshëse.
Për daljen e radhës, Nitaj ka kombinuar një bluzë të shkurtër të zezë të kombinuar me një palë pantallona gjithashtu të zi me disa prerje sipër.
Arta Nitaj
Tutje, Arta në dorë mbante edhe një çantë të vogël, teksa shtoi edhe një orë dore ndërsa shihet me makijazh të theksuar dhe flokët e gjata i binin sipër shpatullave.
“I dëshpëruar”, ishte mbishkrimi që Arta bëri sipër imazhit, ku nuk munguan pëlqimet dhe komentet e fansave të saj.
Kujtojmë që zeshkania joshëse aktualisht po shijon pushimet në Ibiza të Spanjës bashkë me mikeshën e saj Arta Elesaj.
Dy vajzat ka ndarë vazhdimisht aventurat e tyre me ndjekësit në rrjetet sociale, duke përfshirë imazhe provokuese.