ShowBizzz

Artan Kola nxori keq produksionin: Kush ma ndërroi biletën e fatit, sillmani ose nuk largohem nga studio

Artan Kola ka qenë banori i radhës që u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5.

Ai në momentin që hyri pati një biletë fati, por që gjatë rrugëtimit në një moment vendosi që të hapte, gjë që u vë re nga produksioni.

Në një nga spektaklet atij i doli videoja dhe që nga ai çast nuk vlente më bileta për të.

Me daljen nga shtëpia, ai hodhi dyshime në produksionin, duke thënë se tani biletën e kishte të mbyllur.

“Kush ma ndërroi biletën e fatit, sillmani këtu ose nuk largohem nga studio”, theksoi ish-konkurrenti.

Ledion Liço më pas u mundua t’ia sqaronte dhe të tregonte për gjithë këtë që ndodhi.

Në bisedë u përfshinë edhe opinionistët Arbëri e Monika, duke i sqaruar Artanit situatën me biletën.

Të Ngjashme