LifeStyle

artist – U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim

Britney Spears është shtruar në një qendër rehabilitimi, pasi u arrestua për drejtim automjeti në gjendje të dehur në Kaliforni.

Përfaqësues të saj konfirmuan se 44-vjeçarja është futur vullnetarisht në trajtim, ndërsa më herët ishte raportuar se ajo kishte nisur të punonte për veten pas incidentit.

Sipas mediave, këngëtarja ka qëndruar esëll që prej arrestimit dhe ka marrë pjesë në takime të Alcoholics Anonymous.

Spears u arrestua më 5 mars, pasi u ndalua nga policia gjatë natës pranë shtëpisë së saj. Sipas raportimeve, makina e saj lëvizte në mënyrë të çrregullt, duke kaluar nga një korsi në tjetrën dhe me shpejtësi. Ajo u lirua disa orë më vonë.

Në një deklaratë pas lirimit, përfaqësuesit e saj u shprehën: “Ky ishte një incident i pafalshëm. Britney do të ndërmarrë hapat e duhur dhe do të respektojë ligjin.” Ata shtuan se kjo mund të jetë një pikë kthese për jetën e saj dhe se familjarët po punojnë për ta mbështetur në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtarja pritet të paraqitet në gjykatë më 4 maj, ndërsa burime pranë saj bëjnë të ditur se edhe marrëdhënia me dy djemtë e saj, Preston dhe Jayden, është përmirësuar kohët e fundit.

Spears ka kaluar një periudhë të gjatë sfidash personale dhe ligjore, përfshirë kujdestarinë shumëvjeçare që përfundoi në vitin 2021, dhe ky zhvillim shihet si një tjetër hap drejt stabilizimit të jetës së saj.

Të Ngjashme