Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma së fundmi ka reaguar në lidhje me vjedhjen e këngës së artistit të ndjerë Shpat Kasapi, nga një këngëtar bullgar.
Përmes postimit ku Vesa Luma publikoi lajmin e vjedhjes së këngës “Valle Kosovare”, artistja shprehu indinjatën e saj për shkeljen e të drejtave të autorit.
Poshtë postimit të bërë, ajo shkroi se kënga e një artisti as nuk mund të vidhet sepse kështu shkelet e drejta e autorit, e as nuk mund të blihet me një shifër qesharake që është 250 euro.
Shifra e përmendur nga artisja është marrë si një thumb për kolegen e saj, e njohur në botën e artit me emrin Tayna.
Refrenin “Vajzat e fshatit tim” të këngës që mban titullin “Thana”, është zbuluar se Tayna e ka blerë nga Alida Hisku për vetëm 250 euro.
![]()
