Kuriozitete

Artistja që printon foto në gjethet e bimëve

Jo më një film për të larë dhe printuar fotot, por gjethe bimësh për të stampuar aty imazhin që dëshiron. Kjo është mënyra që artistja spanjolle Almudena Romero ka krijuar për të stampuar foto e saj. Fillimi i kësaj metode lindi duke u frymëzuar nga fotot familjar.

Artistja spanjolle Almudena Romero është e njohur për veprat e saj të artit që përdorin bimët si mjetin e saj. Ajo e krijoi këtë imazh nga seria e saj “Ndryshimi i Pigmentit” duke vendosur një negativ fotografik në një gjethe bime.

Artistja sqaron se për një foto portret të nënës së saj iu deshën 7 muaj për të gjetur sasinë e duhur të ujit, lagështisë dhe dritës që kërkohet për të krijuar imazhin fotografik mbi gjethe.

Ajo vë në pikëpyetje të ardhmen afatgjatë të filmit fotografik konvencional, kur materialet e nevojshme për prodhimin e tij janë të kufizuara.  

“Këto fotografi bimore i referohen një estetike të brishtësisë dhe zhdukjes që eksploron trashëgiminë e paprekshme të gjyshes sime mbi mua, por edhe përdorimin e artit fotografik për vetë-shprehje dhe jo për qëllime dokumentimi dhe arkivimi. Veprat e artit eksplorojnë pyetje mbi prodhimin dhe trashëgiminë, të cilat janë qendrore për krizën aktuale mjedisore, si dhe qendrore për industrinë e artit”, tha ajo.

Me përfshirjen e saj në ekspozitën në Londër (në Galerinë Saatchi) dhe Paris (Muzeu Albert Khan), ajo po shfaq artin e saj unik me bazë bimore që po i shtyn audiencën të vënë në dyshim konsumizmin e tyre, ndërkohë që tregon se është e mundur të krijosh art në një mënyrë eko-miqësore.

/rtsh.al/