16
Artriti reumatoid është një sëmundje inflamatore autoimune që prek rreth 1% të popullsisë globale, shpesh duke u shfaqur midis moshës 20-50 vjeçare. Femrat rrezikojnë tre herë më shumë sesa meshkujt të preken nga ky artrit, i cili çon në deformime të dukshme të nyjeve, ngurtësi dhe kufizim të lëvizjes.
Nëse vuani nga artriti reumatoid, këtu janë disa ushqime që duhet të evitoni:
Nënproduktet e qumështit: Kazeina, një proteinë që ndodhet në shumicën e nënprodukteve të qumështit, është e njohur për shkaktimin e inflamacionit dhe irritimit të indeve rreth nyjeve.
Vaji i misrit: Ky vaj përmban acide yndyrore Omega-6, të cilat mund të çekuilibrojnë raportin me Omega-3 dhe të shkaktojnë inflamacion të nyjeve. Edhe vajrat si ai i farave të rrushit dhe i sojës duhet shmangur.
Ushqimet e skuqura dhe të përpunuara: Këto ushqime përmbajnë toksina, si “glycation”, të cilat ndikojnë negativisht në oksidimin e indeve lidhëse dhe qelizave trupore, duke përkeqësuar simptomat.
Kripa: Teprica e kripës çon në mbajtje të ujit në trup dhe rritje të presionit në enët e gjakut, duke përkeqësuar dhimbjet e artritit.
Duke shmangur këto ushqime, mund të ndihmoni në menaxhimin e simptomave të artritit reumatoid dhe të përmirësoni cilësinë e jetës suaj.