LifeStyle

As më shumë dhe as më pak, por vetëm 1 mollë në ditë. Ja pse

Një mollë në ditë mban mjeku larg. Shprehja që daton prej vitit 1866, vazhdon e mbetet ende aktuale, sepse vlerat e mollës janë po ato. Një mollë mesatare e qëruar ka për t’i ofruar organizmit:

125 kalori
30 g karbohidrate (10% e nevojave ditore)
4.9 g fibra diete (20% e nevojave ditore)
22 g sheqerna
0.6 g proteina (1% ND)
0.53 mg riboflavin (3% ND)
2% e nevojave ditore për vitaminë A
Plotëson 4% e nevojave ditore për vitaminë B6 (2%- vitaminë E, 7%- vitaminë K)
10.6 mg magnez (3% ND)
25,44 mg fosfor (3% ND)
220,48 mg kalium (5% ND)

Përfitimet shëndetësore të mollëve

Ul nivelin e kolesteroli “të keq”: Procyanidins (një lloj flavonoid) ka aktivitet të fortë antioksidues dhe mund të ulë nivelin e lipideve (LDL ose “kolesterol” i keq).

Shëndeti kardiovaskular: Duke ulur kolesterolin, përmbajtja e lartë e polifenoleve (gjendet në sasi të larta tek mollët) mund të ulë edhe rrezikun e sëmundjes kardiovaskulare.

Shëndeti mendor: Nivelet e larta të antioksidantëve mund të na mbrojnë kundër sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson.

Nxit tretjen: Polyphenolet dhe fibrat e gjendura tek mollët mund të përmirësojnë aftësitë tretëse dhe funksionet e këtij aparati.