Presidenti i Shqiperise, Bajram Begaj
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës ka votuar “pro” kërkesës së Kosovës për anëtarësimin në KiE duke hedhur poshtë me rend amandamentet e propozuara nga Serbia.
Gjatë diskutimeve kishte debate dhe kundërshtime midis përfaqësuesvë të vendeve evropiane ku kundërshtimi më i madh erdhi nga Serbia.
Ndërkohë që ishin të shumtë ata që e mbështetën vendimin që Kosova të bëhej pjesë e KiE-së, kishte të tjerë nga përfaqësuesit e delegacionit serb dhe ai hungarez që e kundërshtuan këtë amendament me arsyen se Kosova nuk kishte plotësuar kushtin për Asociacionin për pakicat serbe në veri.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj menjëherët e ka përshëndetur vendimin ku përmes një postimi, Begaj u shpreh se tanimë duhet të pritet hapi final dhe më pas momenti i merituar për të festuar këtë arritje.
“Përshëndes vendimin e sotëm të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE). Falenderoj të gjithë ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Tashmë pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar”, – shkroi Begaj në Facebook.