Lajme

Asamblisti i LVV-së: Aktivistë të LDK-së mbikëqyrin zhvillimin e projekteve në kryeqytet

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Feim Osmani ka akuzuar qeverisjen lokale për mosbashkëpunim me kryetarët e bashkësive lokale për hartim të buxhetit.

Sipas tij, drejtorët e LDK-së hartojnë prioritet me aktivistë të partisë.

Madje ai ka thënë se me të tillë që nuk kanë asnjë funksion në komunën e Prishtinës mbikëqyrin edhe zhvillimet e projekteve.

“Është një buxhet i fushatës. Nuk ka pasur bashkëpunim më kryetarët e bashkësive lokale p.sh drejtorët i kanë aktivistët e partive me të cilët konsultohet dhe i caktojnë prioritet, e ka raste që i mbikëqyrin edhe zhvillimin e projekteve deri në përfundim…Absolut s’kanë asnjë përgjegjësi institucionale në Komunën e Prishtinës. Vlen të cekët atë që unë e kam parë, është kanalizimi në fshatin Rimanishtë, Sharban dhe Ranidoll,  kanë anashkaluar tërësisht kryetarët e bashkësive lokale dhe është punuar me aktiviste të Lidhjes Demokratike, kështu ndodhë në gjithë qytetin e Prishtinës”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1

Ndryshe seanca e stome e Kuvendit Komunal të Prishtinës ku në rend dite ishte miratimi i buxhetit për vitin 2025 ka dështuar.