Lajme

Asgjësohen 19 krerë gjedhe pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë

19 krerë gjedhe janë asgjësuar, pasi të njëjtit kanë rezultuar pozitiv me turbekuloz në dy fshatra të Vitisë.

AUV thotë se pas kryerjes se hulumtimeve dignostike kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC.

“Sot, nga katër ferma në dy fshatra (Gushicë, Verban) të komunës se Vitisë, janë asgjësuar 19 krerë gjedhe të cilat kanë rezultuar pozitiv në sëmundjen tuberkulozit. Pas kryerjes se hulumtimeve dignostike të cilat burojnë nga planet për luftimin e sëmundjeve infektive, kafshët në 4 ferma kanë rezultuar pozitivë në sëmundjen e TBC. Duke u bazuar në Ligjin e Veterinarisë dhe rregulloret në fuqi, menjëherë ishte ndaluar lëvizja e kafshëve nga këto ferma ( hyrje daljet). Pas krijim të kushteve teknike dhe logjistike, në mbikëqyrje të inspektorëve veterinarë të AUV-së është realizuar asgjësimi. Në lokacionin e përcaktuar nga Komuna e Vitisë, për groposje (varrezë) të kafshëve në kodrinën Bagdad. Pronaret e fermave janë urdhëruar qe të bëjnë pastrimin-dezinfektimin e mëpastajshëm të fermave dhe u është ndaluar popullimi për periudhën kohore gjashtëmujore”, thuhet në njoftim. /teve1.info/