Bota

Asnjë nga 10 llogaritë më të ndjekura në Instagram nuk ka reaguar për luftën në Izrael

Asnjë nga dhjetë llogaritë e famshme më të ndjekura në Instagram nuk ka reaguar e as treguar mbështetje për Izraelin pesë ditë pas sulmeve të përgjakshme të Hamasit ndaj popullit hebre, që deri më tani kanë marrë më shumë se 1,100 jetë izraelite.

Janë të njëjtët yje që shprehën publikisht mbështetjen e tyre për Black Lives Matter pak kohë më parë.

Që nga Beyonce, Dwayne ‘The Rock’ Johnson, si dhe anëtarë të klanit Kardashian kanë heshtur kësaj radhe.

Përjashtim bën Kylie Jenner, e cila postoi një mesazh pro-izraelit pas sulmeve të përgjakshme të së shtunës, e që e fshiu atë menjëherë pas një sulmi komentesh negative.

Të tjerë të famshëm, profilet e të cilëve në Instagram renditen në dhjetëshen e parë janë Selena Gomez, Ariana Grande dhe yjet e futbollit Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.



/tiranapost