2
Në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, sot u bë prezantimi i raportit të punës për vitin 2025.
Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, Nënkolonel Veton Elshani falënderoi zyrtarët policorë, të cilët me profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre kanë ndikuar në forcimin e bashkëpunimit me qytetarët.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi të ngushtë polici–qytetar, gjatë vitit 2025 janë arritur rezultate të rëndësishme në parandalimin dhe luftimin e veprave penale.
Raportin në detaje e prezantoi Shefi i Njësisë se Planifikimit dhe Vlerësimit Operacional Toger Erduan Baliqi, i cili theksoi se gjatë vitit 2025 në rajonin e veriut nuk është shënuar asnjë rast vrasje, po ashtu nuk janë shënuar raste grabitjesh.
Sipas të dhënave të prezantuara, gjatë vitit 2025 është shënuar rënie e numrit të përgjithshëm të veprave penale për -11.8% në krahasim me vitin 2024.
Rënie e ndjeshme është shënuar edhe në disa kategori kryesore të veprave penale, përfshirë:- Vjedhjet e rënda -26.92%- Sulm -31.91%- Kanosje -32.00%- Nxitje e përqarjës dhe mos durimit -71.43%- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm -61.90%- Asgjësim apo dëmtim i pasurisë -39.46- Zjarrvënie -84.21Rezultate të theksuara janë arritur në konfiskimin e armëve dhe municionit, ku gjatë vitit 2025 janë konfiskuar:- 87 armë zjarri- 4,200 fishekë për armë zjarri- 21 granata dore- 11 raketahedhës
Zbulueshmëria e veprave penale gjatë vitit 2025 ka qenë 85.90%.
Sa i përket aksidenteve me fatalitet dhe aksidenteve në përgjithësi, është shënuar ulje e rasteve(-11.8%), si rezultat i masave të ndërmarra preventive.
Përveç rezultateve konkrete në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, Policia në veri ka ndërmarrë edhe një sërë aktivitetesh parandaluese, duke realizuar projekte dhe fushata me qëllim rritjen e raportimit dhe bashkëpunimit me policinë, me synimin që Policia të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Nënkolonel Dejan Jankoviq falënderoi dhe vlerësoi punën e menaxhmentit të Policisë Rajonale Mitrovicë Veri si dhe angazhimin e të gjithë pjesëtarëve të policisë, duke theksuar se rezultatet e arritura janë dëshmi e profesionalizmit dhe përkushtimit të vazhdueshëm. Në përmbyllje të prezantimit, për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar, disa zyrtarëve policorë iu ndanë mirënjohje. Gjithashtu, mirënjohje iu ndanë edhe përfaqësuesve të institucioneve bashkëpunuese për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e detyrave të përbashkëta.
