Shëndetësi

Astma te fëmijët lidhet me demencën e mëvonshme në jetë!

 Një studim i ri ka dalë në përfundmet se astma ka lidhje me problemet e kujtesës tek fëmijët dhe rrezikun e demencës më vonë në jetë. Studiuesit zbuluan se fëmijët me astmë performuan më keq në testet e kujtesës sesa fëmijët pa sëmundje të mushkërive. Këto deficite të kujtesës mund të kenë pasoja afatgjata dhe madje mund të rrisin rrezikun e zhvillimit të kujtesës.

Në një kampion prej 473 fëmijëve të ndjekur për dy vjet, shkencëtarët zbuluan se fëmijët me fillim të hershëm të astmës domethënë që e kishin sëmundjen për një periudhë më të gjatë kohore gjithashtu kishin zhvillim më të ngadaltë të kujtesës me kalimin e kohës. Autorja kryesore Simona Getty, profesoreshë e psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë, Davis, tha se ky studim thekson rëndësinë e konsiderimit të astmës si një burim potencial i vështirësive njohëse te fëmijët.

“Ne e dimë gjithnjë e më shumë se sëmundjet kronike, jo vetëm astma, por edhe diabeti, sëmundjet e zemrës dhe të tjera, mund t’i vënë fëmijët në rrezik të shtuar të vështirësive njohëse. Ne duhet të kuptojmë faktorët që mund të përkeqësojnë situatën ose të mbrojnë nga rreziqet,” tha ajo.

Studimet e mëparshme tek të moshuarit dhe tek kafshët kanë zbuluar se astma lidhet me një rrezik më të madh të demencës dhe Alzheimerit, sëmundje që ndikojnë në kujtesën. Nicholas Christopher-Hayes, kandidat për doktoraturë në psikologji dhe autori kryesor i studimit, tha se  astma mund t’i vendosë fëmijët në një trajektore që mund të rrisë rrezikun e tyre për të zhvilluar më vonë diçka më serioze si çmenduria kur të rriten.

Megjithëse studimi nuk ekzaminoi mekanizmin përgjegjës për vështirësitë e kujtesës që lidhen me astmën, studiuesit citojnë faktorë të mundshëm si inflamacioni i zgjatur nga astma ose ndërprerjet e përsëritura të furnizimit me oksigjen në tru për shkak të sulmeve të astmës.

Përveç 473 fëmijëve të monitoruar, studimi përfshiu të dhëna nga 2,062 9 deri në 10 vjeç me astmë për të ekzaminuar se si gjendja mund të ndikojë në kujtesën episodike dhe masa të tjera njohëse. Kujtesa episodike është mënyra se si njerëzit kujtojnë përvojat dhe ndjenjat, ngjarjet, njerëzit dhe objektet që ishin aty.