Horoskopi

Astrologu Jorgo Pulla zbulon parashikimin e 12 shenjave: Ndryshime të mëdha në dashuri, punë dhe ekonomi

Astrologu Jorgo Pulla në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” ka bërë parashikimin e 12 shenjave të zodiakut, duke paralajmëruar ndryshime të mëdha në dashuri, ekonomi, punë dhe vendime të rëndësishme që pritet të ndikojnë secilën shenjë gjatë kësaj periudhe.

Dashi

Për ju të shenjës së Dashi, kjo periudhë sjell ndryshime të mëdha dhe vendime që nuk duhen shtyrë më. Në planin profesional priten takime dhe biseda shumë të rëndësishme, sidomos për çështje që lidhen me karrierën, projektet e reja dhe stabilitetin ekonomik. Ditët deri më 31 maj janë vendimtare për të mbyllur çështje të mbetura pezull dhe për të hyrë në muajin qershor më të qetë dhe më të organizuar.

Në dashuri, lidhjet me Peshoren e dekadës së parë dhe Ujorin e dekadës së dytë duken mjaft premtuese. Mund të ketë takime të papritura apo rikthime emocionesh të vjetra. Kujdes me debatet dhe reagimet impulsive, sepse një fjalë e thënë në nerva mund të krijojë keqkuptime.

Demi

Demi hyn në një periudhë ku durimi dhe logjika do ta ndihmojnë të fitojë. Edhe pse rreth jush mund të ketë paqartësi apo manipulime, ju do të dini të qëndroni me këmbë në tokë. Deri në fund të muajit mund të dëgjoni lajme apo ndryshime që lidhen me ekonominë dhe punën, por nuk ka arsye për panik.

Në jetën sentimentale, lidhjet me Shigjetarin e dekadës së parë, Peshqit e dekadës së tretë dhe Luanin e dekadës së dytë favorizohen shumë. Për disa prej jush nis një histori e re dashurie, ndërsa të tjerë do të vendosin të formalizojnë marrëdhënien.

Binjakët

Për Binjakët, kjo është një periudhë shumë e favorshme për punë, udhëtime dhe dokumentacione. Keni ide të qarta dhe po përgatiteni për një hap të madh profesional. Sekreti juaj këtë periudhë është të mos i tregoni të gjitha planet që keni. Jo çdo gjë duhet ekspozuar para kohe.

Në aspektin financiar dhe të biznesit, favorizohen investimet dhe projektet e reja, por vetëm nëse lëvizni me kujdes dhe pa nxitim. Në dashuri, lidhjet me Peshqit e dekadës së parë dhe Peshoren e dekadës së tretë sjellin emocione të forta dhe stabilitet.

Gaforrja

Gaforrja ka kaluar një periudhë lodhjeje emocionale dhe bllokimesh, sidomos në udhëtime dhe plane personale. Megjithatë, drita në fund të tunelit po afron. Në dashuri, shumë marrëdhënie që kanë kaluar prova të forta tani mund të përfundojnë në bashkëjetesë apo martesë.

Lidhjet me Gaforre, Peshore dhe Bricjap janë ndër më të favorizuarat. Për disa prej jush pritet edhe një bashkim familjar apo rikthim i harmonisë në shtëpi. Në punë duhet ende pak durim, por rezultatet do të vijnë.

Luani

Për Luani, fokusi kryesor mbetet ekonomia dhe ngritja profesionale. Keni fat në çështjet financiare dhe në dokumente që lidhen me prona, kontrata apo projekte të reja. Një ndryshim i madh mund të vijë papritur dhe do t’ju hapë rrugë të reja.

Në dashuri, lidhjet me Luanët e dekadës së parë dhe Ujorët e dekadës së tretë janë shumë pozitive dhe afatgjata. Është koha ideale për të marrë vendime serioze në çift.

Virgjëresha

Virgjëresha nuk manipulohen lehtë dhe këtë periudhë do të tregojnë forcën e tyre në vendime. Në punë priten bisedime të rëndësishme dhe ndryshime që do të ndikojnë në vazhdimësinë profesionale. Keni intuitë të fortë dhe do të dini kujt t’i besoni.

Në jetën shpirtërore dhe sentimentale favorizohen lidhjet me Peshqit e dekadës së parë dhe Akrepin e dekadës së tretë. Një njohje e re mund të marrë shumë shpejt drejtim serioz.

Peshorja

Peshorja vazhdon të jetë një nga shenjat më të favorizuara të momentit. Çështjet ekonomike, blerjet, dokumentet dhe investimet marrin drejtim pozitiv. Për disa prej jush priten marrëveshje të rëndësishme për prona apo pagesa të vonuara.

Në dashuri, lidhjet me Peshqit e dekadës së parë dhe Luanët e dekadës së tretë sjellin stabilitet dhe emocione të forta. Një takim i papritur mund të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj.

Akrepi

Akrepi ka kaluar lodhje të mëdha, sidomos në lidhje me udhëtime, dokumente dhe çështje ekonomike. Megjithatë, fundi i muajit sjell konkretizim dhe stabilizim. Edhe pse gjërat nuk kanë ecur siç prisnit, tani do të kuptoni se shumë pengesa ju kanë mbrojtur nga zgjedhje të gabuara.

Në dashuri, lidhjet me Peshqit e dekadës së parë dhe Luanët e dekadës së tretë favorizohen shumë. Një marrëdhënie mund të marrë kthesë serioze.

Shigjetari

Shigjetari është në një moment shumë të fortë për reputacionin, karrierën dhe rritjen ekonomike. Ju pret një ngritje e rëndësishme, por edhe shumë përgjegjësi. Kujdes me shpenzimet, sepse paratë mund të dalin po aq shpejt sa hyjnë.

Në dashuri, lidhjet me Peshoren e dekadës së parë dhe Peshqit e dekadës së tretë sjellin emocione të mëdha dhe stabilitet afatgjatë. Planetet favorizojnë lidhjet serioze.

Bricjapi

Për Bricjapi ka ardhur momenti i vendimeve të mëdha. Kjo është periudha kur duhet të veproni pa humbur kohë. Padrejtësitë e fundit do të marrin fund dhe shumë prej jush do të ndihen më të vlerësuar në punë dhe në familje.

Në ekonomi jeni më me fat seç mendoni. Dashuria favorizon lidhjet me Luanin e dekadës së parë dhe Akrepin e dekadës së tretë. Një lidhje mund të zyrtarizohet shumë shpejt.

Ujori

Ujori merr lajme të mira këtë periudhë, sidomos për kredi, punë apo çështje ekonomike që janë zvarritur prej kohësh. Mund të merrni një përgjigje pozitive që ju hap rrugë për një investim apo ndryshim të madh.

Takimet më të favorshme janë në orët e pasdites dhe mund të sjellin njohje të rëndësishme. Në dashuri, lidhjet me Binjakët dhe Shigjetarin janë ndër më të favorizuarat.

Peshqit

Peshqit janë ndër shenjat më të favorizuara për ekonominë dhe ndryshimet profesionale. Problemet e vogla që ju kanë shqetësuar së fundmi do të zgjidhen gradualisht dhe do të ndiheni më të qetë financiarisht.

Në dashuri favorizohen lidhjet me Gaforren e dekadës së parë dhe Bricjapin e dekadës së tretë. Për ata që jetojnë jashtë vendit, kjo është një periudhë ideale për investime, blerje apo bashkime familjare. Ndryshime të mëdha dhe shumë pozitive po afrohen drejt jush.

Të Ngjashme