
Pas një bujë lajmesh për ndarjen e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës, ditën e sotme një foto u bë virale ku thuhej se kjo e fundit ishte pjesë e koncertit të këngëtarit në New York.
Megjithatë nuk vonoi shumë që shpresat për një ribashkim të çiftit të shuheshin sërish.
Ka qenë pikërisht menaxheri i Ledri Vulës, Faton Shoshi, ai që ka mohuar lajmin, po i njëjti që konfirmoi ditë më parë edhe ndarjen e çiftit.
Ai tha se Sara nuk ka qenë në New York e për më tepër konfirmoi (sërish) se Ledri dhe Sara nuk janë bashkë.
Fatoni tha se ata i kanë dhënë fund romancës së tyre, por ruajnë një raport korrekt për hir të vajzës.
lokimagazine