Lajme

Atentat shqiptarit në Itali, 37-vjeçari ekz*kutohet me plumb në kokë në sy të djalit të tij

Beni Arshiaj, 37 vjeç, ishte i martuar me dy fëmijë.

Një shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Pisa të Italisë.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për 37 vjeçarin Beni Arshiaj, i cili u qëllua në sy të të birit në oborrin e shtëpisë së tij.

Beni Arshiaj, 37 vjeç, ishte i martuar me dy fëmijë.

Ai po kthehej në shtëpinë e tij kur dy persona me një motor e vranë dhe më pas u larguan shpejtësi.

Ai ishte në furgonin e tij kur ndodhi gjithçka. Alarmi u ngrit nga një grua që dëgjoi disa të shtëna që shpërthyen në rrugë.

Më pas ajo thirri gruan e tij që doli me njërin nga fëmijët, duke humbur menjëherë ndjenjat nga skena që pa raporton Corriere.

Nga një hetim fillestar duket se dy vrasësit ndodheshin në një motoçikletë dhe më pas u larguan nëpër rrugët e qytetit.

Tashmë Prokuroria ka urdhëruar që trupi të transportohet në spital ku në orët në vijim do të bëhet ekspertiza e autopsisë.
Policia ka marrë celularin e viktimës për të kuptuar nëse mund të ketë të dhëna. Në këto orë hetuesit po analizojnë të gjitha kamerat e sigurisë në zonë.

Nuk dihet ende motivi i vrasjes shkruajnë mediat fqinje.